EMRI/ Vrau klientin e dehur në lokalin e tij pasi shqetësonte të tjerët, ndalohet në Durrës 39-vjeçari i shpallur në kërkim

0

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi kishte kryer një vrasje në vitin 2016, është ndaluar nga policia e Durrësit.

Mësohet se Gëzim Kajno ka vrarë shtetasin Asllan Kërtusha në lokalin e tij, pasi ky i fundit ishte i dehur dhe shqetësonte klientët dhe nuk pranonte të largohej nga lokali.

Si pasojë, Kajno ishte dënuar me 10 vite burg, nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet.

Njoftimi i Policisë:

Autor i një vrasjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2016, ndalohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim.

Nga ky dënim, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet burgim.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023, për ndalimin e shtetasit Gëzim Kajno, 39 vjeç.

Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet.

Më datë 01.03.2016, në lagjen nr. 17, Durrës, 39-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, shtetasin A. K..

Shtetasi Gëzim Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu