“Ende dëgjojmë njerëz që bërtasin nga poshtë rrënojave”: Rrëfimet rrënqethëse të punonjësve të shpëtimit në Gaza

0

Punëtorët e shpëtimit kërkuan furishëm për të mbijetuarit nën rrënojat të dielën ndërsa bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës të rrethuar hynë në ditën e shtatë me radhë.

Një rrebesh me 150 raketa goditi territorin gjatë natës në atë që një burim i sigurisë palestineze tha se ishte bombardimi “më intensiv” që nga intifada e dytë, ose kryengritja, që filloi më 2000.

Dhe ekipet e urgjencës punuan për të nxjerrë trupat nga grumbujt e gjerë të rrënojave, ndërsa të afërmit vuanin nga tmerri dhe pikëllimi.

Gati gjysma e raketave shënjestruan rrethin e qytetit Gaza të al-Wehda ku shtëpitë e banimit, infrastruktura dhe rrugët u shkatërruan ose dëmtuan pjesërisht.

Ministria e shëndetësisë konfirmoi se 33 njerëz u vranë brenda natës – përfshirë Dr Ayman Abu al-Ouf, shef i mjekësisë së brendshme në spitalin Shifa – pas bombardimeve izraelite në shtëpitë e tyre. Pesë fëmijë u gjetën të gjallë nën rrënoja.

“Ne ende mund të dëgjojmë njerëz që bërtasin nga poshtë rrënojave”, ka thënë Medhat Hamdan, një punonjës i mbrojtjes civile i cili erdhi nga Khan Younis në Gaza City dhe punoi pa ndërprerje për 11 orë për të shpëtuar jetë.

“… më nuk mund të ndihmojmë nëse bëhemi emocionalë kur arrijmë trupat e fëmijëve dhe i heqim ato”, ka thënë Hamdan, duke shtuar se tërhoqi tre fëmijë të vdekur nga rrënojat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu