“Ëndrra Amerikane” nisin sot aplikimet, elbasanasit të prirur për t’u larguar

0

Elbasan- Aplikimet për lotarinë amëerikane kanë nisur këtë të mërkurë dhe do të përfundojnë në datën 8 nëntor 2022 në orën 18:00. Qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë për Programin DV-2024. Aplikimet sikurse vitet e tjera do të bëhen në faqen zyrtare të lotarisë së vizave të diversitetit të Departamentit të Shtetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Në njoftim theksohet se aplikimet për lotari duhet të jenë në përputhje me kërkesat strikte të Departamentit të Shtetit. Përtej pjesës teknike duket se “Ëndrra Amerikane” ende vijon të jetë aq e dëshiruar për shqiptarët. Të rinj dhe në moshë duke mos e gjendur veten të integruar në tregun e punës dhe kushteve që ofron Shqipëria dëshpërimisht kërkojnë të largohen nga vendi. Më të prirur për të larguar jan ëtë rinjtë, ndonëse janë të vetëdijshëm se jeta në kontinentin e largët nuk është edhe aq e thjeshtë.

Pro “ëndrrës amerikane” shprehen sidomos ata që e kanë krijuar jetën përtej Shqipërisë. Ata thonë se vendin e tyre të lindjes e vizitojnë vetëm nga malli.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu