Enkeleda Kapedani flet në KLGJ: Po gjykohem për shijen muzikore, po më bën gjygj popull mediatik dhe moral. Kam qenë e stresuar

0

 

Ka nisur në Këshillin e Lartë Gjyqësor seanca dëgjimore për procedimin disiplinor të kerkuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani.

“Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit,” është shprehur Metani.

Prezent në seancë është edhe gjyqtarja Kapedani. Kapedani e ka nisur me një ndjesë, ndërsa thekson se po gjykohet për shkak të veshjes dhe shijes muzikore.

“Shpresoj që zëri im të dëgjohet, do e nis me një ndjesë publike. Po gjykohem për veshjen, pamjen apo shijen muzikore,” ka thënë gjyqtarja.

Gjyqtarja ka thënë më tej se videot që u publikuan në rrjetin social Tik-Tok i ka bërë nga stresi. Kapedani ka pranuar publikimin e videove, duke e cilësuar si mëkatin e vetëm të saj.

“Kam bërë video për shkak të lodhjes dhe stresit. Por nuk kam pasur si qëllim t’i publikoj. Gjithë kjo që ka ndodhur është tmerr personal, moral, për mua prindërit dhe bashkëjetuesin. Të gjithë po më bëjnë gjyq popull mediatik dhe moral. Pres nga ju një vendim të pa anshëm. Të vetmin mëkat që kam bërë është publikimi i videove,” ka shtuar Kapedani.

E prekur, Kapedani është justifikuar se të gjithë gjyqtarët sipas saj bëjnë video. “Pse po gjykohem kaq ashpër për një veprim. Të gjithë gjyqtarët publikojnë video, pse jam e goditur unë, kush ka interes, punën e kujt po pengoj?” ka thënë ajo.

Senca:

Metani: Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit.

Kapedani: Po e nis mbrojtjen me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dalë para jush. Kjo për shkak të një vendimi të dhënë nga unë që me ndjek e perndjek edhe sot. Jam gjyqtare e denjë.

Asnjë sekondë e jetës sime private nuk ka ndikuar te puna. E gjithë kjo që ka ndodhur është një tmerr për mua, pa menduar dy herë të gjithë vendosën që të më bëjnë gjyq publik. A keni ju një bilanc të punës sime si gjyqtare?

Më lejoni të pyes sërish se në cilin vend të botës një gjyqtar shkarkohet se po dëgjon muzikë, apo që i janë publikuar video private. Pse isha pikërisht unë e goditura, kë kam shkelur unë në kallo, kam të drejtë të pyes, pasi më lindin shumë pikëpyetje.

Është e qartë se kjo situatë ka qenë e qëllimshme, kryesisht për shkak të karrierës sime. Mos vallë isha duke konsumuar drogë? Isha duke komunikuar me avokatë apo prokurorë?

Unë e kuptoj presionin e madh që qëndron mbi ju, po ashtu dhe mbi mua, mos lejoni që ethet e klikimeve dhe bota e krimit të godasin mbi mua.

Unë kam paraqitur dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Elbasanit, për të vijuar më tej punën si gjyqtare në këtë insitucion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu