Erdogan i shqetësuar për tensionet në Veri! Bisedime me Kurtin dhe Vuçiç-in: Përparimi në dialog, mënyra e vetme për paqe afatgjatë

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Erdogan ka shkruar se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti, ku ka theksuar se përparimi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

Sipas presidencës turke, Erdogan theksoi se Turqia është e gatshme të kontribuojë në procesin e dialogut.

Turqia i bashkohet kështu reagimeve të shteteve perëndimore që kërkuan kthimin e dialogut të Brukselit dhe qetësimin e situatës në tri komunat në veri të Kosovës, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kurti fajësoi ato që ai i quajti “bandat fashiste” të udhëhequra nga Qeveria e Serbisë për dhunën në veri.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu