Erdogan ‘ia bën të qartë’ homologut gjerman: BE të marrë masa për një valë të re të afganëve, “Turqia nuk ka kapacitet”

0

“Turqia nuk ka kapacitet për të marrë një valë të re të mundshme refugjatësh nga Afganistani”, kështu është shprehur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndaj homologut gjerman Frank-Walter Steinmeier në një telefonatë të martën.

APNews shkruan se gjatë bisedës, Erdogan tha se Gjermania dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian duhet të ofrojnë ndihmë për fqinjët e Afganistanit për t’i ndihmuar, pasi ata po mbajnë barrën e migrimit afgan.

“Presidenti Erdogan nënvizoi se Turqia nuk ka kapacitet për të përballuar një barrë të re migrimi. Askush nuk dëshiron të përjetojë një përvojë të ngjashme me valën e refugjatëve sirianë të vitit 2015”, tha një deklaratë nga zyra e presidentit.

Në vitin 2016, Turqia dhe BE nënshkruan një marrëveshje që Ankaraja të frenojë fluksin e emigrantëve që shkojnë drejt Evropës, në këmbim të udhëtimit pa viza për qytetarët turq dhe mbështetje të konsiderueshme financiare të BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu