Erdogan: Takimi me Putin jo i largët

0

TURQI- Erdogan tha se takimi i tij me Putin nuk do të vonojë. Pas telefonatës me Putin Erdogan tha se ai i shprehu “me këmbëngulje” kënaqësinë për qëndrimin e Turqisë në forumet ndërkombëtare. “Putin shprehu kënaqësinë e tij në favor të vazhdimit stabil të marrëdhënieve mes nesh”, theksoi Erdogan.

Presidenti rus ka kontaktuar me telefon Erdoganin mëngjesin e sotëm, për ta uruar atë për ditëlindjen. Në një deklaratë të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, theksohet se gjatë bisedës Vladimir Putin ka falënderuar presidentin turk për kontributin e tij në përparimin e marrëdhënieve Turqi-Rusi në baza miqësore. Erdogan mbush sot 70 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu