Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë këtë të enjte, një ngjarje e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve.
Gjatë vizitës, ai pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.
Një nga momentet kulmore të vizitës do të jetë inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, një projekt që simbolizon lidhjet kulturore dhe historike ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përshkruar si të shkëlqyera, dhe në një takim të mëparshëm, Erdogan kishte theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik. Ai njoftoi se volumi tregtar mes Turqisë dhe Shqipërisë ka arritur në 1 miliard dollarë, me ambicien për ta dyfishuar atë në 2 miliard dollarë në të ardhmen.
Pas vizitës në Tiranë, Erdogan do të udhëtojë drejt Beogradit, ku është planifikuar një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç më 11 tetor.