Erion Alibej dyshohet se porositi nga shtëpia edhe ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës

0

Erion Alibej, organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Elbasan gjatë muajit korrik, gjithashtu është i dyshuar dhe për vrasjen e Bujar Çelës, të ndodhur dje (17 shtator 2020), në Bradashesh.

Çela është vëllai i Talo Çelës, i cili ndodhet në kërkim për grabitjen e milionave euro në aeroportin e Rinasit në vitin 2018.

I arrestuar i sotëm, gjithashtu ka qenë në arrest shtëpie 3 vite më parë për plagosje.

Hakmarrja për vëllane Vëllai i tij, Endri Alibej, u vra te zona e Metalurgjikut në Elbasan në vitin 2018 dhe mendohet që Erion Alibej ka marr hak, duke vrarë Emiljano Ramazanin dhe Regis Runaj.

Në atentat mbeti i vrarë Endri Alibej, 34 vjeç, dhe 2 persona të tjerë, Arben Dylgjeri, 56-vjeç, emigrant në Angli dhe shtetasi turk Erdal Dyranay, 51 vjeç.


Viktimat në Elbasan
Ata ishin duke udhëtuar me një makinë fuoristradë me targa rumune AG 71 ËYP në momentin kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi duke i lënë të vdekur në vend.

Vrasja ka ndodhur pak minuta pasi tre viktimat dhe familjarë të tyre kishin dalë nga një restorant në zonën e Peqinit.

I arrestuari i sotem, Erion Alibej në Itali njihej me emrin Andrea Alibej.

Të dy vëllezërit Erion dhe Endrit janë arrestuar më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”.

Operacioni u zhvilluan nga Drejtoria Policisë në Asti, Itali. Në këtë operacion u shkaterruan dy grupe të trafikut te droges. Në dy shtëpitë e vellëzërve në Itali, pas arrestimit u sekuestrua 15 kg kokainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu