Ese nga Armida Plangarica: “Nga ato gjanat e mira, vetëm tonat!”

0

 

Nga Armida Plangrica:
“Nga ato gjanat e mira, vetem tonat!”

Nuk e negocioj pregatitjen e tyre nga gra qe nuk kane asnje lidhje me to, nga gra qe nuk fusin duart ne kuzhine kurre, nga gra qe bollokumen e shohin si Vote.
Embelsira jone eshte magji, delikatese, eremire, e gatuar me dashurine dhe perkujdesine e gjithe botes, nga gjyshe duarfildishta, me gishta te bute e te bardhe si gjalpi qe rrihnin me durim dhe kembengulje.
Bollokumja duhej te vinte e bute dhe e shkrifet, e embel dhe aromeplot, e arte si e pjekur ne diell.
Pa kishte dhe sekretet e veta, sheqer te imet, maje mielli misri, gjalpe dhe fi, uje fije. Nje ritual i Dites se Veres i gatuar ne tenxhere bakri , qe perkedhelej nga luga e drurit dhe duart magjike te zonjave te Elbasanit.
Rruget e qytetit mbusheshin me ere dehese embelsire. Dhe kjo embelsire nazelie dhe belallije, shperndahej ne hise brenda dhe jashte qytetit.
Sepse shume u munduan , por pak e arriten bollokumen e Elbasanit.
Eshte misticizmi i vendit dhe tradites qe e ben kaq te vecante.
Duhet te kesh lindur aty, te jesh rritur prane gjysheve te mrekullueshme , te kesh jetuar misterin e ritualit qe pikon shije dhe me pas ku i dihet?Embelsira do pranoje te te beje nderin qe kur ta shijojne, me syte gjysme mbyllur dhe shpirtin plot te te thone :
” Te lumshin duret”!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu