FA Cup: Chelsean kualifikohet për në finale e Wembleyt, Tottenham mundet për së dyti

0

Nuk ishte nata e Tottenhamit. Në detyrimin për të rikuperuar një handikap prej dy golësh dhe për të shpresuar në finalen e Wembleyt, Spurs humbën sërish të mërkurën në mbrëmje ndaj Chelsea (0-1), në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së FA Cup. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Antonio Rüdiger (18’).

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, lojtarët e Antonio Contes janë penguar tri herë nga VAR. Andre Marriner, gjyqtari i ndeshjes, u akordoi dy penallti përpara se të kthente vendimin e tij çdo herë. Në të parën, VAR me të drejtë vuri në dukje se ndërhyrja e Rüdiger (40’) ndaj Pierre-Emile Hojbjerg ishte kryer jashtë zonës. Në të dytën, dalja e Kepas (60’) përballë Lucas Moura ishte e rregullt, dhe e treta, Harry Kane (63’) u sinjalizua në pozicion jashtë loje kur mendoi se kishte barazuar.

Në finale, ‘blutë’ e Londrës do të përballen me fituesin e çiftit Liverpool-Arsenal, të cilët këtë të enjte do të zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale… Takimi, i planifikuar fillimisht shtatë ditë më parë, ishte shtyrë pas rasteve të shumta me Covid te kuqezinjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu