Familja mbretërore merr një tjetër “shuplakë”, princi britanik akuzohet për abuzim seksual

0

Ndodhia e fundit e bërë publike në mediat e huaja ka tronditur familjen mbretërore.

Një grua ka pretenduar se është përdorur për qëllime seksuale dhe ka ngritur padi në gjykatë ndaj djalit të mbretëreshës Elizabeth, princit Andrew.

Virginia Giuffre ka akuzuar princin britanik se ka abuzuar me të rreth dy dekada më parë, kur ajo ishte nën moshën 18 vjeçare në padinë e dorëzuar në një gjykatë të Manhatan-it.

“Princi Andrew duhet të mbajë përgjegjësi për atë që më ka bërë. Në këte vend, asnjë person, qoftë president apo princ, nuk është mbi ligjin, dhe asnjë person nuk mund të privohet nga mbrojtja ligjore”, është shprehur ajo.

Virginia ka pretenduar se princi Andrew e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj, në shtëpinë e bashkëpunëtores së Epstein, Ghislaine Maxwell, në Londër.

Sipas padisë së dorëzuar në gjykatë, thuhet se princi ka abuzuar me Guiffre edhe në rezidencën e Espstein në Manhatan dhe në një plazh privat që ish-financieri zotëronte në ishujt Virgins.

Më parë, gruaja ka rrëfyer se Epstein e mbante atë si skllave seksi me ndihmën e bashkëpunëtores së tij Maxëell.

Asokohe, Buckingham Palace mohoi kategorisht dhe hodhi poshtë akuzat e Virginia-s në një deklaratë për CNN.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu