Familja shqiptare kthehet mbrapsht nga pala greke, pasi rezulton me “Delta”

0

 

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Kapshticë, ku një familje nga Pogradeci edhe pse ishte e vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës “Pfizer” është kthyer mbrapsht nga pala greke për shkak se ka rezultuar me variantin “Delta’.

Raportohet se ata janë kthyer pas në doganën e Kapshticës, pasi kanë bërë Rapid Testin në palën greke.

Ndër të tjera, thuhet se është bërë karantinimi i personave të dyshuar dhe kontaktet e tyre dhe pritet përgjigja nga MSH. Kujtojmë se edhe pse në Shqipëri janë identifikuar zyrtarisht rastet e koronavirusit të variantit “Delta”, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka thënë ditën e sotme se masat që janë në fuqi nuk do ndryshojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu