Fation Kuqari rrëfehet si asnjëherë më parë: Meshkujt në “Për’puthen” po bëheshin femra!

0

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari, ishte sot në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka zbuluar shumë detaje nga jeta e tij private por edhe për karrierën në televizion.

Fationi u shpreh se pas daljes nga programi i dashurisë ka pasur një njohje me një vajzë, me të cilën tashmë është ndarë. Ai tregoi se nuk është penduar se ka dalë vetë nga “Për’puthen” dhe ishte vendim i duhur.

Madje ai bëri edhe një deklaratë të fortë në lidhje me arsyen se pse doli më herët. Fationi tha se “meshkujt aty po bënin si femra për famë”, e kjo e shtyu atë që të largohej para se të dilte nga vetvetja.

“Nuk kam pasur 200 të dashura”/ Fation Kuqari rrëfehet si

Biseda e plotë:

Pse je kaq i komentuar?

Nuk e di as unë. Mendoj se isha më reali, nuk them se isha i vetmi, por them se këtë ka parë publiku. Ndoshta tipi im, këtë kam kuptuar unë.

Me çfarë po merresh?

Jam shumë i qetë me televizionet për momentin. Jam i fokusuar në punët e mia private. Po merrem me tregti, po ecin mirë. Dyqanin e syzeve kam 3 vite që e kam. Por fama nga “Për’puthen” më ka ndihmuar që të bëj edhe gjëra të tjera. Po edhe unë i rri punës te koka.

Po përsa i përket TV?

Kam disa projekte. Po bëj një film që e kam përfunduar, jam aktor kryesor. Kam dhe një plan tjetër për një film turk. Por ende nuk është ndarë se nuk kam mësuar gjuhën. Kushti kryesor është që të mësoj gjuhën brenda 4 mujorshit të parë. Deri diku është i ndarë si punë.

Po lë pas punët në Shqipëri?

Spo lë Shqipërinë. Mbaron me periudha dhe më pëlqen shumë pjesa e aktrimit. E shikoj shumë veten. Filmin në Shqipëri e kam bërë para se të hyja në Për’puthen.

Ke qenë aktor në “Për’puthen”?

Unë si jam jashtë kam qenë edhe brenda. Nuk jam penduar se u largova vetë nga programi. Nuk kam qenë aktor aty brenda. Meshkujt aty po bëheshin femra për të qenë në vëmendjen e publikut. Shiteshin shumë lehtë dhe aq keq. Unë nuk e duroja dot këtë pjesë, e që të mos dilja nga vetja nga këto gjëra, vendosa të dal.

Ishim bashkë në backstage, diskutonim një gjë dhe kur hynim brenda bënin sikur nuk dinin gjë. E për të mos bërë ndonjë budallallëk vendosa të dal. Unë nuk dua shitje me skandale.

Cili të zhgënjeu më shumë?

U bënë të gjitha bashkë, që unë të shkëputesha. Nuk jam zhgënjyer nga asgjë.

E dije se kishte një lidhje jashtë Melisa?

Ajo doli tashmë. Nuk mendoj se është aq interesante që të flas për këtë kapitull.

Flasim për Fifin? Jeni miq? Të mungon tani që është brenda shtëpisë?

Jo, se e shoh më shumë tani që është në Big Brother VIP. E shoh shumë aktive dhe me tipin e saj mund ta fitojë. Fifin e kam mikeshë.

Në klip kishit edhe skena të afërta…

U futa në rol aty, pjesë e aktrimit. Fifi është shumë gocë e mirë, por e kam shumë mikeshë.

I dashuri i Teas shok i jot?

Nuk e di a janë bashkë, se kam dy javë që nuk e kam takuar. I bashkoi tavolina, ishim të gjithë, u njohën, shkëmbyen numrat e telefonit.

Të kanë ulur ty me ndonjë në tavolinë me shkëmbyer numrin e telefonit?

Aktualisht jam beqar me plot kuptimin e fjalës. Kam pasur një moment që njoha dikë, nuk ishim thellë-thellë të lidhur. Kam shumë respekt për vajzën në fjalë, kur nuk ecën më mirë të ndahesh.

Je akuzuar për prostitucion?

Normalisht që jo. Asgjë. Kam qenë njëherë për një sherr në rajon, qëndrova pak se nuk e kam parë orën.

Pse ndahen vajzat nga ti?

Nuk e di! Nuk jam nga ato që mund të pres të më shkruajnë në Instagram. Ishte mos përshtatje se personi në fjalë jetonte jashtë dhe distanca ka gjithmonë ka xhelozi. Unë nuk jam xheloz, unë dua thjesht respekt.

Ishte e dashur e 201?

Nuk kam pasur 200 të dashura, nuk ua del dot. Lidhja më e gjatë 3 vite e ca. Kam qëndruar 1 vit e pak beqar e aty kam bërë shifrat

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu