Fëmija i mitur i vendos flakën shtëpisë, shkrumbohet banesa dy katëshe

0

Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit.

Nga burimet paraprake mësohet se banesa ishte në pronësi të shtetases Nafie Myzyri dhe kati i dytë është shkrumbuar totalisht, ndërsa në katin e parë nuk raportohet për dëme.

Zjarri fillimisht u shfaq në kuzhinë, duke djegur më pas të gjitha orenditë e katit të dytë.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga fëmija i mitur i cili po luante në kuzhinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu