Festa për mjamunët në Tajlandë/ Organizohet prej vitit 1980, majmunëve iu shtrohet një banket me fruta

0

Në Festivalin e Banketit të Majmunëve për këtë vit rreth 1 mijë majmunë të uritur zbritën nëpër tavolina dhe karrige, duke u mbushur nëpër duar me fruta rreth tempullit 800 vjeçar të Pra Pranga Sam Yod.

Organizatori i festivalit u shpreh se majmunët kanë një preferencë të veçantë për durianin, një frut tropikal i athët, i cili është i famshëm në të gjithë Juglindjen aziatike për shijen e tij, që ose e dashuron, ose e urren.

Kufizimet e Covid-it bënë që festa e vitit të kaluar t’i mungonin turmat e zakonshme të spektatorëve, por këtë vit njerëzit u kthyen në masë, për të shikuar fanatikët e çmendur pas frutave.

Dhe majmunët e paturpshëm ishin të etur për të përshëndetur kushërinjtë e tyre të largët, duke u kapur mbi shikuesit, duke vjedhur kapele, duke përtypur flokë të gjatë dhe duke dhënë kafshata të rastësishme në frutat e tavolinës.

Mënyrat e tyre të sjelljes në tavolinë janë shokuese, por të ftuarit specialë në banketin ushqimor të qytetit tajlandez dukeshin të dashuruar me majmunët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu