Fevziu dhe Baton Haxhiu debatojnë se kush ka qenë kryeministri më i mirë në historinë e Shqipërisë?

0

Berisha apo Rama, cili prej tyre është Kryeministri më i mirë? Lidhur me këtë pyetje Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu kanë diskutuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Dy gazetarët kanë ndarë me mendime të ndryshme për këtë çështje.

Blendi Fevziu: Tani Batoni thotë që Rama është Kryeministri më i mirë në historinë shqiptare, ç’të them unë?

Baton Haxhiu: Më thuaj cilin e krahason me Ramën? Më thuaj 1?

Blendi Fevziu: Baton tani më thuaj cilin Kryeministër njeh nga historia e Kryeministrave shqiptarë që të bëjmë krahasimin?

Baton Haxhiu: Berishën, Ilir Metën, Pandeli Majkon.

Blendi Feviu: S’mund të thuash që është më i mirë se Berisha si Kryeministër.

Baton Haxhiu: Çfarë të them?

Blendi Fevziu: Nuk e thua dot. Për çfarë është më i mirë?

Baton Haxhiu: Se Rama?

Blendi Fevziu: Po, se unë vitet 2005-2009 dhe ti je dakord me mua që janë vitet më të mira të qeverisjes në Shqipëri.

Baton Haxhiu: E do mendimin tim?

Blendi Feviu: Po. Dhe besoj që këtu nuk më kundërshton dot, 2005-2009…

Arian Çani: Ja ta dëgjojmë.

Baton Haxhiu: E para, Berisha është një prej Kryeministrave karizmatik, përplasës dhe e ndan shoqërinë në gjysmë. Këto janë karakteristikat e liderit. Por Berisha nuk ka shije, të gjitha gjërat që ka ndërtuar janë të vjetra pa përfunduar akoma. Kjo është çështja kryesore.

Blendi Fevziu: Po Berisha nuk është drejtori i dekorit të qytetit.

Baton Haxhiu: Kur ti ta bën vendin…

Blendi Fevziu: Ka ndërtuar akse rrugore. Ka ndërtuar “Rrugën e Kombit”.

Baton Haxhiu: Mirë, mirë ajo është historike.

Arian Çani: Hoqi vizat, hoqi vizat.

Blendi Fevziu: Nga shtëpia e Çanit dhe shtëpia ime më shpejt shkon në Elbasan se në Rogner.

Baton Haxhiu: Ajo që ia bën njeriut jetën më të bukur është shija.

Arian Çani: E ka për Rilindjen urbane.

Blendi Fevziu: Unë nuk jam kundër me këtë.

Baton Haxhiu: Është Tirana, është mënyra si..

Blendi Fevziu: Baton…

Baton Haxhiu: Më thuaj një gjë duket e bukur në kohën e Berishës?

Blendi Fevziu: Nuk po diskutojmë këtu për estetikë. A hoqi vizat? Futi Shqipërinë në NATO, këto janë gjëra madhore për një vend. Rruga e Kombit. Nëse më thua ti që janë bërë mirë, po të them unë sot se disa nga veprat e rilindjes urbane janë bërë shumë të mira dhe unë uroj që kushdo të jetë Kryeministër më vonë të shohë Shqipërinë me një sy tjetër.

Arian Çani: Dakord, dakord. Por kanalet e zeza nuk kanë ndryshuar, mbajnë erë gjithandej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu