Fillon shtrimi i tapetit në stadiumin “Zeqir Ymeri”, pas 3 javësh mund të bëhet inagurimi

0

Në stadiumin e Kukësit punimet ecin intensivisht për të bërë të mundur që së shpejti verilindorët të luajë në qytetin e tyre. Ditën e sotme ka filluar edhe shtrim i i tapetit i cili do të zgjasë për disa ditë.

Pas shtrimit të tapetit siç njofton edhe skuadra në rrjetet sociale, do të duhen edhe 3 javë për të zhvilluar një ndeshje në stadiumin e rikonstruktuar.

Ndërkohë tifozëve do iu duhet të presin akoma për të parë skuadrën e tyre të luajë në stadiumin e rikonstruktuar.

Krahas stadiumit Kukësi po punon edhe me fushën stërvitore e cila do t’i vijë në ndihmë skuadrës por edhe ekipeve të moshave. Një investim i rëndësishëm ky për skuadrën e Kukësit e cila do të kthehet pas 3 javëve në stadiumin e vet pas disa vitesh në “shtegtim”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu