Finale e çmendur! Tetë gola në Bayern Munich-Leipzig, bavarezët fitojnë Superkupën me manita

0

GJERMANI-Bayern Munchen ka fituar me shifrat 5-3 ndaj Leipzig në finalen e Superkupës së Gjermanisë. Një ndeshje me ritëm e gola që për mënyrën sesi u luajt u duk rezultat i drejtë.Pjesa e parë e takimit përfundoi me shifrat 3-0 për bavarezët.

Në minutën e 14-të, Musiala hapi serinë e golave duke ndëshkuar Leipzig. 17 minuta më vonë ishte Sadio Mane që nuk fali i vetëm me portierin kundërshtar. Goli i parë zyrtar për Mane me fanelën e gjermanëve. Ndërsa në fund të pjesë së parë, në minutën e 45-të ishte Pavard që vulosi fatin e këtij fraksioni loje.

Pjesa e dytë nis me gol për Leipzig teksa në minutën e 60-të, Halsetenberg shënon të parin. Bayern kundërpërgjigjet menjëherë me Gnabryn që realizon 6 minuta më vonë. Në të 89-tën, Olmo ngushton shifrat në 3-4. Atëherë kur nuk pritej, në minutën e 8-të shtesë, Sane vulos rezultatin në 5-3.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu