Finalja europiane në “Air Albania”, BBC i jep jehonë dhunës mes huliganëve dhe policisë shqiptare

0

Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë jehonë përleshjes mes policisë shqiptare dhe tifozëve holandezë të Feyenoordit.

“BBC” shkruan se 19 efektivë të policisë janë plagosur gjatë përgatitjes së finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoordit e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

“Tifozët kanë përdorur shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe objekte të tjera ndërsa policia lokale u përpoq të neutralizonte turmat e dhunshme. Në orët e para të mëngjesit të sotëm deportuam – nëpërmjet portit detar të Durrësit – 80 tifozë huliganë italianë”, tha shkruan BBC duke iu referuar policisë shqiptare.

Policia vendase kishte thënë më herët se 60 individë – 48 italianë dhe 12 holandezë janë shoqëruar në komisariatin e policisë si pasojë e përleshjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu