Fitorja e Festivalit të 60-të në RTSH u prit me kritika, reagon Ronela: Kujt i plasi

0

Këngëtarja Ronela Hajati ka reagur pas kritikave për fitoren e saj në Festivalin e 60-të në RTSH. Sukses i saj u prit me polemika dhe kritika të shumta. Kishte nga ata që këngën “Sekret” e quajtën skanadaloze, degradim apo si këngë pa mesazh.

Ronela vendosi që me anë të një postimi në Instagram të japë një reagim për kritikat e marra nga artistët, duke i quajtur ato të neveritshme. Këngëtarja shkruan se e priste të kishte komente negative edhe pse 95 perqind ishin pozitive. Ronela ka shprehur se nuk e priste këtë urrejtje për një vajzë që ka punuar me vite të tëra për shumë artistë të tjerë. Në fund të shkrimit Ronela ka uruar ndjekësit për Vitin e Ri, por pa haruar të ironizojë punën e artistëve të tjerë, duke i akuzuar se kanë blerë tekste muzikore dhe nuk kanë punuar vetë.

“Viti 2020 dhe viti 2021 kane qene nga vitet me te veshtira te jetes sime! Jo se s’kam pasur vite te tjera te keqija, por kto kane qene ato me te veshtirat per t’u fshehur qe cdo gje eshte ok! Dhe jo nga ana financiare, as dashurore po nga nje faktor tjeter qe nuk dua te permend. Sot dua t’ju uroj shendet e pozitivitet me njeri tjetrin! Sepse nuk e kemi…Fitorja e festivalit ka qene gjeja me e sakte qe me ka ndodhur ne kete periudhe. Kemi punuar aq shume per kengen “SEKRET” e prape s’jam e kenaqur akoma. Performanca ime eshte per here te pare trending ne Europe si asnjehere. Komentet e shumta nga te huajt jan 95 perqind pozitive. Kontestime? Gjithmone do kete, totalisht normale! Por urrejtje nga artiste per nje vajze qe ka punuar me vite te tera per shume artiste te tjere, per tekste te mrekullueshme, melodi te mire eshte e neveritshme dhe diabolike. Do thoni kujt i plas? Mua! Mua qe kam sakrifikuar gjerat me te shtrenjta per t’i pelqyer publikut! Komentet e keqija kane qene minimale por te gjitha nga adresa shqiptare. Me falni te gjithe ju “poetet” qe zhargonin e keni te mrekullueshem! Nje artist i vertete e ka zemren e madhe e te bukur, jo te lige! Nje artist i vertete nuk ble as tekste as muzike por ulet dhe punon! Gezuar 2022! Ju dua pafund! Dhe mos harroni: Vetem shendet se te gjitha rregullohen”,– shkroi ajo.

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Torino në Eurovizion, me këngën “Sekret”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu