Fituan titullin kampion në derbi, Tirana merr urime edhe nga jashtë kufijve

0

Tirana fitoi me përmbysje mbrëmjen e djeshme 1-2 ndaj Partizanit në javën e 33 të Superligës në futboll. Sfida në “Elbasan Arena” ka dhuruar emocione të forta, me bardheblutë që triumfuan ndaj Demave dhe siguruan titullin e 26 kampion në derbi.

Urimet për bardheblutë vijnë edhe nga jashtë kufijve të Shqipërisë. Janë Shvercerat e Shkupit ata që kanë postuar në rrjetet sociale urimet për kampionët e Shqipërisë. Tifozët e Shkupit pak ditë më parë festuan titullin në Maqedoninë e Veriut, duke u përfshirë sërish në një tjetër festë bardheblu, këtë herë për Tiranën.

“Po festohet nga Shkupi në Tironë. Urime vëllezër titulli kampion. 1989 dhe 2006 deri në fund”, shkruajnë Shvercerat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu