Flakët përfshijnë një nga godinat e kompleksit parlamentar, mbërrijnë me urgjencë forcat zjarrfikëse

0

Një zjarr që përfshiu një nga godinat e kompleksit parlamentar të Afrikës së Jugut të dielën shkaktoi dëme të mëdha. Zjarrëfikësit arritën që pas disa orësh ta shuajnë atë pjesërisht.

Kompleksi parlamentar ndodhet në kryeqytetin e vendit në Keip Taun.

Sipas Ministres së Punëve Publike dhe Infrastrukturës Patricia De Lille nuk kishte njoftime për të lënduar. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Presidenti Cyril Ramaphosa u tha gazetarëve se pavarësisht nga incidenti, parlamenti do të vazhdojë punën.

Kompleksi parlamentar, përbëhet nga një grup godinash disa prej të cilave datojnë që prej vitit 1884.

Zjarri, i cili filloi pak para orës 6 të mëngjesit, është i dytë që ka përfshirë parlamentin në më pak se një vit. Një zjarr që përfshiu parlamentin në muajin mars u shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik.

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare Nosiviwe Mapisa-Nqakula u tha gazetarëve se fjalimi i presidentit mbi gjendjen e kombit gjatë një sesioni të përbashkët të parlamentit do të mbahet sikurse ishte planifikuar më 10 shkurt, por ajo shtoi se do të përdoret një vendndodhje alternative, pa dhënë detaje të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu