Flasin shkencëtarët: Maskat janë të rrezikshme, kanë përmbajtje të kimikateve toksike!

0
01.02.2020., Sibenik - Medicinska maska za lice. Photo: Dusko Jaramaz/PIXSELL

 

Shkencëtarët kanë gjetur disa prova që faktojnë se disa maska anti-covid, kanë përbërje prej kimikateve toksike. Testet e kryera, kanë arritur në këtë lloj përfundimi, ndërsa shkencëtarët theksojnë se këto maska janë një rrezik për shëndetin e njeriut kafshëve dhe për vetë mjedisin në tërësi. Këto maska mësohet se kanë në përbërje kimikatin CH₂O, ndryshe formaldehidin. Ky lloj kimikati është shumë i dëmshëm për trupin e njeriut, pasi shkakton lotim të syve, kollitje, gulçimë, etj. Ndonëse maskat anti-covid duhet të plotësojnë standarde specifike për shëndetin e njeriut, kjo nuk është e mundur, pasi studimi i fundit ka arritur në konkluzionin se maskat anti-covid, jo vetëm që nuk mbrojnë, por disa janë edhe të dëmshme për shkak të përbërjes. Profesori Michael Braungart, drejtor në Institutin e Mjedisit në Hamburg, testoi disa maska dhe arriti në përfundimin se ato shkaktojnë tek personat që i mbartin, skuqje të fytyrës.

Profesori: Ne gjetëm formaldehid CH₂O dhe anilinë C6H5NH2 dhe vumë re se janë shumë të rrezikshme për shëndetin e atyre që përdorin këto maska. Në maskat kirurgjikale u gjet kimikati kobalt, Co i cili i jep ngjyrë maskës. Në tërësi, ne kemi një sërë kimikatesh toksike në maskë që përbëjnë rrezik. Përgjegjësia për të siguruar maska që plotësojnë kriteret e përcaktuara i takon prodhuesit të maskave dhe autoriteteve përkatëse. Ajo që vlen të theksohet është që këto maska të jenë të sigurt për këdo që i mban të veshur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu