Flet babai i 15-vjeçarit që vrau me thikë adoleshentin në Gramsh: Mjer ai që iku e mjer ne. Drejtësia të bëjë detyrën!

0

GRAMSH- Servet Karaj, babai i 15 vjeçarit që i mori jetën Fatjon Bicit në Gramsh, ka dënuar aktin e rëndë të të birit, ndërsa rrëfeu se nuk ka patur komunikime me familjarët e viktimës. Serveti tregoi në një intervistë për “Report Tv” se i biri ndiqte procesin mësimor rregullisht dhe se nuk ishte problematik. Por ai nuk ka qenë në dijeni që djali i tij ka patur probleme me bashkëmoshatarë të tjerë, e po kështu që mbante thikë.

Intervista

Servet Karaj- Jo vente në shkollë, nxënës mesatar, ishte i rregullt. Të shtunë e të dielë punonte me nipçen, nuk ishte problematik.

Gazetari- Keni komunikuar me familjarët e viktimës?

Servet Karaj- Jo, nuk kemi komunikuar. Nuk mundemi dot, vetë nuk vete dot se iku një djalë 15-vjeç. Jam i tronditur. Mjer ai që iku dhe mjerë ne. Se ky sa do ri e do dali. Mjerë dhe ne që na zuri.

Gazetari- Çfarë prisni nga drejtësia?

Servet Karaj- Drejtësia të bëjë detyrën e vetë, drejtësia duhet për të gjithë.

Gazetari- Takimi që ke bërë me djalin, çfarë të ka thënë?

Servet Karaj-Asnjë takim nuk patëm. Siç lexova dëshminë. Djali ishte shumë i tronditur. Edhe unë nuk e pandeha një gjë të tillë, nuk e prisja.

Gazetari- A e dënoni këtë akt të rëndë?

Servet Karaj- Po patjetër

Gazetari- Në çfarë moshe i keni blerë djalit telefon?

Servet Karaj- 13-14 vjeç se i duhej për mësimet

Gazetari- Ishit në dijeni të konfliktit që kishte nisur dy muaj më parë?

Servet Karaj- Jo nuk isha në dijeni

Si ndodhi ngjarja

Kushërinjtë Marko dhe Fatjon Bici, sipas shokëve të tyre, kishin lënë të sqaroheshin pas mësimit. Në debat e sipër 15 vjeçari Marko Bici ka përdorur thikën për t’i qëlluar bashkëmoshatarit të tij. Fation Bici, 15 vjeç ka tentuar ta ndalë kushëririn e tij por ka mbetur vetë i plagosur. Për shkak të plagëve të marra, adoleshenti ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Gramshit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu