Flet babai i vajzës së abuzuar nga 2 vëllezërit: Do i vinte flakën vetes, ai kryesori s’është kapur ende

0

Një ngjarje e rëndë u raportua mëngjesin e sotëm në një fshat të Kukësit. U mësua se dy vëllezër, përkatësisht 31 dhe 24 vjeç abuzuan seksualisht me një vajzë me probleme mendore dhe fizike.

Policia njoftoi se vajza është 20 vjeç nga Kosova, dhe ishte zhdukur nga shtëpia prej disa ditësh.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe babai i vajzës. Ai shprehet se e bija ka ardhur në shtëpi në gjendje shumë të rëndë. Ajo ka tentuar që t’i vërë flakën vetes.

Milazim Berisha ka shtuar se abuzuesi kryesor nuk është kapur ende.

I ati thotë:

Pasi është gjendur vajza ka tentuar ti vërë flakën vetes. Është në gjendje jo të mirë për momentin. Ka kaluar ditë të rënda në Kukës. Vajza u zhduk mëngjesin e të premtes. Është kthyer në shtëpi me ndihmë mjekësore. Në Kukës i kanë nxënë. Dy i kanë burgosur dje edhe njëri është në kërkim. Ai bash kryesori është në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu