Flet e reja që i “mbeti” 61-vjeçari në duar: U alivanos gjatë aktit dhe… Unë nuk i kam kërkuar lekë

0

Ngjarja e ndodhur 3 ditë më parë, ku një 21-vjeçare e nacionalitetit ashkali, e cila po kryente marrëdhënie seksuale me një 61-vjeçar nga Gjakova dhe më pas ky i fundit ndërroi jetë bëri xhiron e rrjetit. Bazuar në deklaratën e saj para hetuesve të siguruar nga “Express”, 21-vjeçarja ka pohuar se nga viktima nuk ka kërkuar para.

E reja tha se gjatë aktit viktima u alivanos dhe bashkë me pronarin e motelit kanë tentuar t’i japin ndihmë, por gjatë tentativës kanë vërejtur se gjendja e tij nuk po përmirësohej dhe se viktima nuk kishte asnjë reagim. Duke konsideruar që viktima ka vdekur, pronari i motelit i ka kërkuar 21-vjeçares që të shkojnë bashkë në polici dhe të raportojnë rastin.

Më tej, dëshmitarja ka deklaruar se me viktimën janë njohur disa ditë më parë dhe se janë takuar edhe më herët, ndërsa kishin rënë dakord që të takoheshin përsëri, duke theksuar se nuk ka kërkuar pagesë nga viktima. Ndërkohë, sipas mjekut kujdestar në vendngjarje, dyshohet se 61-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje e cila dyshohet të jetë viagra.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq deri në përfundim të raportit të autopsisë, rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”. Lidhur me këtë rast, deri më tani janë intervistuar tre persona, në cilësi të dëshmitarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu