Florian Marku nderohet me ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes’, Rama: Kemi gati ligjin për sportistët

0

•Qeveria organizoi ditën e sotme një ceremoni të dedikuar për arritjen dhe ngritjen lart të flamurit shqiptar, nga kampioni i boksit, Florian Marku.

Marku u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen ‘Kordoni i madh me Yll të Mirënjohjes Publike’.

Rama bëri të ditur se qeveria shqiptare ka gati ligjin për sportistët elitarë që nderojnë Shqipërinë, të cilëve do u akordohet grada “Kolonel”.

Në ceremoninë e pritjes së boksierit Florian Marku, Rama deklaroi se këta sportistë do të paguhen nga Ministria e Mbrojtjes deri në daljen në pension.

Kreu i qeverisë sqaroi se sportistët do të jenë në rolin e mentorëve për forcat ushtarake shqiptare, për t’u ushqyer atyre frymën e kampionit.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë në nder të tij, boksieri Florian Marku ka treguar vështirësitë që ka kaluar gjatë jetës për të arritur këtu ku është sot.

Të enjten, Marku mposhti në stadiumin ‘Air Albania’ meksikanin Miguel Parra Ramirez, duke fituar titullin WBC Silver, në një kohë që është mbajtës i IBF.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu