FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Lezhë, sekuestrohen 4 mijë rrënjë kanabisi

0

Operacioni i Policisë së Shtetit, me strukturat mbështetëse FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar këtë të martë në Lezhë. Në orët e para të pasdites ka nisur një operacion antikanabis që po ndërmerret në bashkëpunim edhe me Guardia di Financa.

Burime bëjnë me dije se deri tani janë sekuestruar të paktën 4 mijë rrënjë kanabisi. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se operacioni është në vijim e sipër në fshatin Kashnjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu