AZERBAIXHAN – Piloti australian i McLaren Oscar Piastri ka arritur të triumfojë në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit këtë të dielë. Edhe pse u nis i dyti, 23-vjeçari arriti që në fund të priste i pari vijën e finishit, duke lënë pas Charls Leclerc të Ferrarit i cili u nis i pari në Baku.
Në podium u ngjit edhe Rusell i Marcedes, ndërsa pilotët që duelojnë për titull kampion Lando Norris i McLaren dhe Verstappen i Red Bull u renditën respektivisht në vendin e 4 dhe të 5. Për tu theksuar se në xhiron e fundit të garës Carlos Sainz i Ferrarit dhe Sergio Perez i Red Bull u përplasën duke përfunduar jashtë. Kur kanë mbetur edhe 7 gara nga fundi i sezonit Vertsappen udhëheq renditjen për pilot me 303 pikë, 62 më shumë se Lando Norris.