Formula 1 në Shqipëri? Mesazhi i presidentit të FIA: E mbështesim projektin

0

POSTIMI I RAMËS:

Fituan shtatë tituj kampion, ish-shefi i Ferrarit vazhdon të japë informacion mbi gjendjen e Schumacher: Unë e shoh të paktën…
Mesazhi i Ikonës së Motosportit botëror Jean Todt, Presidenti i FIA, për Automotoparkun e parë Shqiptar, që do të investohet nga DPSHTRR në Krastë, Elbasan

MESAZHI: Zonja dhe zotërinj fale mikut tim Niko Leka, kam ndjekur me interes dhe kënaqësi përpjekjet e ndërmarra nga qeveria shqiptare për forcimin e rregullave të sigurisë rrugore. Dy vjet më parë pata mundësinë të diskutoja me kryeministrin Edi Rama lidhur me sfidat dhe rëndësinë e zbatimit të kësaj politike. Sot dua të përgëzoj këtë angazhim politik për një kontroll më të mirë të shpejtësisë në qendrën e qytetit dhe pranë shkollave duke iu kushtuar vëmendje të madhe përdoruesve të rrugës, veçanërisht, këmbësorëve dhe çiklistëve, duke iu siguruar korsi të sigurta dhe të dedikuara. Më shumë parandalim po ashtu edhe një vullnet i fortë për të ndëshkuar sjelljet e rrezikshme dhe mosrespektimin e rregullave. Di që Shqipëria ka një projekt për krijimin e një qendre kushtuar sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit. Sigurisht FIA e mbështet këtë iniciativë që është në përputhje me përparësitë e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu