Forumi i Stokholmit për Paqe dhe Zhvillim, shqipëria përfaqësohet me organizatën nga Elbasani, Rudina Çollaku

0

 

Në Forumin e Stokholmit 2021 për Paqen dhe Zhvillimin, Shqipëria u përfaqësua nga Qendra e Gruas për Zhvillim e Kulturë, me qendër në Elbasan.

 

Në një takim online, me pjesëmarrës nga rreth 150 vende të botës, drejtuesja e Qendrës, Rudina Çollaku referoi në panelin e veçantë, me fokus kryesor forcimin e grave, paqes dhe sigurisë.

Ky ishte një nga panelet më të rëndësishëm të Forumit të Stokholmit, pasi, bashkë me drejtuesen e Qendrës së Gruas për Zhvillim e Kulturë, Rudina Çollaku, referuan Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, nënsekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Rosemary DiCarlo.

Në panelin “Të rrënjosura në nivel lokal, të lidhura në nivel rajonal: Ndërtimi i partneriteteve midis shoqërisë civile dhe organizatave rajonale për të përshpejtuar Axhendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë”, Rudina Çollaku trajtoi sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit midis organizatave vendase dhe atyre rajonale për ndërtimin e paqes, nxitjen e sigurisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe luftimin e ekstremizmit.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu