Foto dhe video nga aksidenti në rrugën Elbasan-Tiranë. Njëri nga automjetet u përfshi nga flakët

0

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit panoramik sapo kalon fshatin Dopaj.

Nga pamjet e siguruara nga infowebtv shihen dy automjete janë përplasur mes tyre e për pasojë njëri ka shpërthyer në flakë.

Nga përplasja janë lënduar drejtuesit e mjeteve. Drejtuesi i mjetit tip Pezho që shpërtheu në flakë ka mundur të dalë duke i shpëtuar tragjedisë.

Drejt vendngjarjes u nis një zjarrfikëse dhe policia.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkaqe të aksidentit kanë qenë një parakalim i gabuar, shpejtësia e lartë favorizuar edhe nga moti me lagështi.

Policia ka kryer veprimet proceduriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu