Foto nga gjyqi/ Abuzimi me tenderin, Fatos Tushe pret dënimin nga GJKKO

0

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vazhdon seanca për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, ndërsa vendimi pritet të jepet pasditen e kësaj të premteje. Tushe ndodhet në gjykatë, në pritje të vendimit që GJKKO do të caktojë për akuzën që rëndon mbi kryebashkiaku për shpërdorim detyre.

Hetimet e SPAK zbuluan abuzime me tenderin prej 24 milionë lekësh për rehabilitimin e një kanali vaditës në Bishqem të Lushnjës dhe pas hetimeve dyshohet se ish-kryebashkiaku i Lushnjës ka kryer shkelje për dhënien e tenderit në favor të miqve të tij. Ai u gjykua së bashku me 19 të pandehur të tjerë, punonjës, juristë, drejtorë te ndërmarrjes së pasurive publike të këtij qyteti të përfshirë në shkelje. Tushe hodhi poshtë të gjitha akuzat e SPAK duke thënë se nuk ka bërë shkelje në tendera dhe se ishte detyra e tij të kujdesej për banorët e zonës dhe në këtë mënyrë ka kërkuar pafajësinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu