FOTO prekëse/ Mes lotësh, qytetarët ndezin qirinj dhe vendosin lule pranë shkollës ku ndodhi masakra me 10 viktima

0

10 persona mbetën të vdekur ditën e sotme tragjikisht në Serbi, pasi 14-vjeçari Kosta K. hapi zjarr me armën e babait të tij në shkollën ‘Vladislav Ribnikar”.

Qytetarët serbë ende të tronditur nga kjo masakër, kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj para shkollës, duke vajtuar për 8 nxënësit, mësuesin dhe rrojen e shkollës.

Qytetarët e përlotur shihen teksa përqafohen me njëri-tjetrin në shenjë ngushëllimi për ngjarjen tragjike, vendosin lule dhe ndezin qirinj, shkruajnë mediat e serbe.

Nga ana tjetër, paralajmërohet se do të organizohen dhe tubime në shenjë solidarizimi me familjet e viktimave dhe po ashtu për t’i kërkuar autoriteve më shumë siguri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu