Euglen Benga, me detyrë nën-oficer te Garda e Republikës dhe shoqërues i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, pretendohet se ka kërcënuar sot me arme zjarri banorët që kishin dalë për të protestuar sot në Paskuqan.
Teksa banorët kishin dalë për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre, efektivi i Gardës ka tentuar të kalojë përmes turmës së protestuesve me automjetin e tij me targa AA 270 ZK, por ka hasur në rezistencën e banorëve që kishin bllokuar rrugën.
Në këtë moment ai ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka kërcënuar banorët që t’i hapin rrugën, ndërkohë që Policia edhe pse në vendin e ngjarjes nuk ka ndërhyrë për asnjë moment për të kontrolluar të riun. Madje dhe i kanë hapur rrugën që të largohet nga vendi i ngjarjes. Deri më tani ngjarja është denoncuar vetëm në media por nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen.