Fotoja që po bën xhiron e rrjetit/ Nusja që u mbulua me bojë në Afganistan është Beatrix Ramosaj

0

Marrja e pushtetit në Afganistan nga talebanët do të thotë tmerr për shumë gra e vajza që jetojnë në këtë vend, pasi atyre pritet që t’ju mohohet çdo e drejtë, siç ka ndodhur kohë më parë. Për këtë arsye, të gjithë po mundohen të largohen nga Afganistani për një jetë më të mirë.

Ditën e djeshme një foto në të cilën shihej një burrë duke lyer me bojë posterin e një nuseje ka bërë xhiron e rrjetit. Mirëpo, nusja në foto është pikërisht Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja ka treguar se disa kohë më parë ka realizuar një set fotografik në Stamboll për një kompani turke dhe imazhi i saj ishte vendosur në qendër të një salloni bukurie në Kabul. Ishte artisja ajo që e publikoi imazhin në Instastory, krahas së cilit nuk shkroi asgjë përveç vendosjes së dy emoji-ve që tregonin një fytyrë të dëshpëruar e të mërzitur.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu