Fqinjët dëgjuan sherrin me ulërima mes çiftit, pasi hapën derën gjetën të renë të masakruar në banjë

0

Valentina di Maur, 33-vjeç, u godit me thikë për vdekje në zonën e Comos në Itali.

Për krimin u arrestua partneri i saj, Marco Campanaro, 39 vjeç, ndërkohë që çifti kishte më shumë se një vit që jetonte së bashku.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar britma që vinin nga brenda banesës dhe më pas kanë njoftuar edhe policinë.

Fqinjët, dy bashkëshortë, kanë zbritur në katin e parë për t’i dhënë fund  sherrit mes të rinjve, por askush nuk e ka hapur derën dhe në atë moment kanë thirrur karabinierët.

Megjithatë, kur mbërriti ndihma, për të renë ishte shumë vonë. Policia pasi mbërriti në vendngjarje ka gjetur Campanaron në gjendje shoku, dhe e ndaluan atë. Personi, punëtor magazine në Zvicër dhe me të kaluar të pastër, u dërgua në paraburgim për vrasjen.

Sipas një hipoteze të parë, mund të jetë një krim pasioni: 39-vjeçari dyshohet se ka vrarë partneren e tij, duke e goditur disa herë, nga xhelozia. Trupi i viktimës u gjet në banjë me shenja të disa plagëve me thikë

Më 22 qershor, Valentina Di Mauro shkroi në Facebook: “Gjithmonë kam menduar se të jesh e fortë do të thotë ‘të shkosh përpara’, në vend të kësaj do të thotë ‘të shkosh përtej’”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu