Frrok Çupi tregon si është katandisur RTSH: Janë dy karrige për tre gazetarë, edhe pllakat janë akoma të periudhës së komunizmit

0

Analisti Frrok Çupi ka folur mbrëmjen e sotme për abuzimin që është bërë me tenderin e RTSH Agro, për të cilin do të shpenzoheshin rreth 1 milionë euro, ku tregoi edhe për gjendjen në të cilën është katandisur ky televizion.

Ai u shpreh se i ka parë nga afër ambientet e RTSH-së, ku tha se për 3 gazetarë ka vetëm 2 karrige, ndërsa shtoi se edhe pllakat janë të periudhës së komunizmit.

“Janë tre gazetare me 2 karrige. Nuk bëhet kondicionimi i mjeteve kompjuterike. Edhe pllakat janë të periudhës së komunizmit. Është e tmerrshme si një televizion publik, ka 14-16 kanale që nuk bëjnë asgjë. Kanë vetëm një ose dy gazetarë dhe një drejtor. Është e bazuar e tëra në një mashtrim”, tha Çupi.

Sipas tij, kanalet e Radio Televizionin Shqiptar janë një skemë për të fituar para.

“Këto kanale janë thjesht thasë, ku futen para. Kemi një televizion publik, që merr fondet më të mëdha pas ÇEZ-it nga qeveria dhe që e ka audiencën 0.8 %. Televizioni publik gjerman ka vetëm 3 kanale. Për çfarë na duhen ne gjithë këto”, tha analisti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu