Fshinte gjobat në sistemin e policisë kundrejt ryshfetit, përgjimi i celularit nxjerr zbuluar efektivin

0

Është zbardhur dosjen hetimore të një efektivi të policisë rrugore, i cili kundrejt ryshfetit fshinte gjobat në sistemin e policisë. Arion Bardhi, me detyrë specialist në sektorin e financës falsifikonte numrat serial të mandat pagesave të postës shqiptare dhe fshinte gjobat nga sistemi dhe bënte konfirmimin sikur ato ishin paguar.

“Vetëm në datat 28, 29 dhe 30 nëntor 2022, ky punonjës ka konfirmuar fiktivisht 22 masa administrative, ne vlerën totale prej më shumë se 2 milionë lekësh”, thotë prokuroria. Prokuroria zbuloi gjithashtu se efektivi tentoi të fshinte gjurmët në momentin kur policia zbarkoi për t’i vënë prangat. Kjo pasi ai hodhi celularin dhe ju dorëzoi një të dytë, pa kartë sim. “Është konstatuar se telefoni që i është vënë në dispozicion policisë nga ana e Arion Bardhit, nuk ka pasur kartë SIM. Ndërsa celulari i tij i cili ka qenë në përgjim është gjetur një ditë më vonë nga oficerët e policisë gjyqësore, i hedhur në një kosh mbeturinash, në ambientet e drejtorisë rajonale të qarkullimit rrugor”, theksohet në dosje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu