Furnizonte me drogë lagjet e Kamzës, arrestohet i riu

0

Një 29-vjeçar është arrestuar pasi furnizonte me drogë Kamzën . Në pranga përfundoi shtetasi K.S, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, në rrugën “Xhorxh Bush”, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 82 doza, gati për shitje.
Nga hetimet ka rezultuar se 29-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e përgatiste atë në doza, në banesë, dhe më pas i shpërndante ato, në lagjet e Kamzës.

Njoftimi i policise:

Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “House”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihet në pranga 1 shtetas që përgatiste dozat e kanabisit në banesë dhe i shpërndante ato në lagjet e Kamzës.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e saj e ndarë në 82 doza, gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “House”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Demokracia”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin K. S., të cilit, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, në rrugën “Xhorxh Bush”, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 82 doza, gati për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se 29-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e përgatiste atë në doza, në banesë, dhe më pas i shpërndante ato, në lagjet e Kamzës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu