Gara me makina në Vlorë! “Honda” përplas “Fordin”, plagoset një grua dhe një djalë

0

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Një automjet tip “Honda” përplasi një makinë “Ford” teksa po bënte garë shpejtësie me një automjet tjetër. Drejtuesi i “Hondës” ka humbur kontrollin e mjetit të tij duke u goditur me një makinë “Ford”.

Për pasojë, janë plagosur një grua dhe një djalë. Këta të fundit u dërguan për mjekim në spitalin e Vlorës. Deri tani, nuk dihet cila është gjendja e tyre shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu