Gati të hapet “Kutia e Pandorës”, kush është politikani i njohur shqiptar që po “fsheh” 400 milionë paund në Londër? Në “shënjestër” nga autoritetet

0

Pushtetarët shqiptarë që kanë fshehur paratë e korrupsionit në Londër duket se janë vënë në shënjestër nga autoritetet.

Shumë shpejt pritet që autoritetet shqiptare dhe ato britanike të nisin hetimet në radhët e politikanëve dhe bosëve të krimit që pastrojnë para. Britania e Madhe ka vendosur që të pastrojë bankat e shtetit të saj nga paratë e pista. Londra është kthyer në qendrën e fshehjes së parave të korrupsionit. Burime për Gazetën “Sot” kanë zbuluar se në “Kutinë e Pandorës” që pritet të hapet në ditët në vijim nga Londra, do të dalë emri i një politikani shumë të njohur në Shqipëri, të cilit i kanë piketuar pasuri marramendëse, e së shpejti do të bllokohen dhe do të zbardhen të gjitha gjurmët e tij në paratë e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Zyrtarët e lartë në Shqipëri janë përpjekur të tregohen të zgjuar duke pastruar para nëpërmjet personave të tjerë të rrethit të tyre familjar.

Sipas gazetës “Sot” një politikan shqiptar është kapur “mat” duke përdorur skemën e sipërpërmendur, duke përdorur njerëzit e tij më të ngushtë për t’ju fshehur drejtësisë. Investimet e tij në Londër, kanë rënë në sy dhe në kuadër të hetimeve të thelluara në ditët në vijim, pritet që të gjithë pasurinë prej 400 milonë paundësh t’ia vënë nën sekuestro. Midis autoriteteve shqiptare dhe britanike në vijim do ketë një bashkëpunim konkret, ku do ketë ndihmë dhe pajisje për të goditur krimin e organizuar dhe për të luftuar pastrimin e parave.

Pritet që britanikët të sjellin në vendin tonë dosjet me informacione për politikanët. Shumë prej llogarive janë interceptuar, por plani është që me presionin e Perëndimit për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” si kusht kryesor për futjen në Bashkimin Evropian, SPAK me informacionin në tryezë do të nisë goditjet në nivele të larta. Në këtë mënyrë FBI, Interpol, Europol dhe vende si Gjermania, Britania, Italia, etj, do japin ndihmë që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu