Gazeta greke: Policia ka zbuluar vrasësit e 20 vjeçares, merr urgjent me helikopter bashkëshortin e saj, gati prangat për…

0

Zhvillime të rëndësishme po ndodhin lidhur me vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj! Gazeta greke ka bërë me dije se brenda një kohe të shkurtër, policia pritet që të arrestojë vrasësin e vajzës fatkeqe.

Nga 100 kriminelë që ishin në fillim në listën e të dyshuarve, rrethi është ngushtuar në 3 të dyshuar, të cilët sipas gazetës greke janë shqiptarë. Hetuesit grekë pak ditë më parë ndërtuan edhe një identikit të shqiptarit të dyshuar se mund të ishte organizator i grabitjes, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak javë më parë. Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë.

Ndërkohë, pak orë nga zbardhja e vrasjes tragjike, policia merr urgjent me helikopter bashkëshortin e Karolinës.

Policia grekë është shprehur se ndodhet në orët finale të zbardhjes së krimit makabër të dy javëve më parë, ku një 20 vjeçare u vra gjatë një grabitjeje në shtëpinë e saj ku jetonte me bashkëshortin dhe foshnjen disa muajshe.

Autoritetet helene kanë kërkuar informacion nga ambasada shqiptare në Athinë për tre shtetas, të cilët dyshohet se janë pjesëmarrës në krim, krahas dhjetra të tjerëve të dyshuar, megjithatë deri më tani nuk ka një informacion nga policia që të konfirmojë identitetin e grabitësve.

Ndërkohë, bashkëshorti i Karolinës, Babi Anagnostopoulos është dërguar me helikopter urgjentisht për në Drejtorinë e Policisë së Greqisë. Mësohet se ai ishe në varreza duke dërguar lule në varrin e së shoqës së vdekur gjatë grabitjes, kur dy policë i janë afruar duke kërkuar prej tij që t’i ndiqte.

Mësohet se policia ka të dhëna të reja nga kamerat e sigurisë dhe kërkon që të bëhen verifikime edhe përmes dëshmisë së bashkëshortit, i cili ishte dëshmitari i vetëm në ngjarjen tragjike.

Karolina u vra duke u mbytur gjatë grabitjes disa javë më parë në shtëpinë e saj, ndërsa policia është duke kryer kërkime intensive për gjetjen e vrasësve për shkak edhe të ndjeshmërisë publike si edhe makabritetit të ngjarjes.

Fillimisht u dyshua për një grup gjeorgjianësh, ndërsa tani policia dyshon për disa shqiptarë krahas të tjerëve dhe është duke marrë informacione nga autoritetet tona në lidhje me ngjarjen e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu