Gazetarët futen në sherr për aksionin e RENEA-s, Artan Hoxha: Policët lokalë iu ndezin cigaren horrave

0

Aksioni i RENEA-s që prej dy ditësh po zhvillohet në qytete të ndryshme të vendit, ka futur në sherr dhe vetë gazetarët e kronikës, ku pjesa dërrmuese e tyre e konsiderojnë atë një shoë të panevojshëm, që nuk ka prodhuar asnjë rezultat.

Edhe pse prej tre ditësh, janë duke kryer kontrolle të pazakonta në lokalet e qyteteve, askush nuk është arrestuar, me përjashtim të Edmond Begajt në Vlorës, të cilit iu gjet një armë pa leje, të cilët me siguri e mban për vetëmbrojtje, sa kohë që nuk ka mbushur muajin atentati që iu bë në derën e shtëpisë, dhe autori nuk u zbuluar kurrë.

Një prej gazetareve që e ka kundërshtuar më së shumti jëtë aksion, është Anila Hoxha, me disa postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, të cilat kanë nxitur indirekt dhe reagimin e kolegut të saj në të njëjtin sektor, Artan Hoxhës.

Teksa i komenton një tjetër gazetari, Hoxha indirekt sulmon kolegët e tij, përfshirë dhe gazetaren Hoxha, kur thotë se shumica e tyre mbajnë mikrofonin te dera e gjykatës apo prokurorisë, dhe nuk guxojnë që ti përmendin emrat e zyrtarëve që punojnë aty.

Sipas Artan Hoxhës, prania e RENEA-s në Elbasan, Vlorë apo Shkodër, është e nevojshme sa kohë që ka indicie se policitë lokale bashkëpunojnë me kriminelët, dhe janë të dorëzuara përballë tyre.

“O Jul se je dhe i vjeter ne zanat tani, kur ne Vlore, Elbasan, Shkoder, nuk ndalojne vrasjet, kur policia lokale nuk del dot as te dera komisariatit, kush dreqin del dhe ben ndonje bastisje ne lagjet apo lokalet e te forteve?! Policia pyjore, apo ajo financiare?!

Ne Vlore kane shkuar te Oslo ne Lungomare bashke me operacionalen nga Tirana pa e njoftuar fare policine e Vlores, e cila u ndes cigaren horrave…si o behet hallit ke te cojme aty? Apo cojme prokuroret dhe gjyqtaret qe kane liruar nga 5-6 here nga burgu ata qe ka kapur RENEA gjate 20 viteve te fundit? Mos u bej edhe ti si ata koleget qe mbajne mikrofonin te dera gjykates dhe prokurorise ne Tirane, e nuk guxojne me ja permend kurre emrin prokurorit dhe thone fajin e ka RENEA…

PO do ndonje info cfare ka kap RENEA keto dite ta nis ne inbox, per te tjerat ndiq OPEN se ata te thyejne ne mes me sulme kunder qeverise”,shkruan Artan Hoxha në reagimin e tij në rrjetet sociale, që duket se do të nisë edhe një përplasje tjetër mes kolegësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu