Gazetarët nga Kosova po raportonin nga Brukseli, i afrohet një qytetar i revoltuar: Mos e shkatërroni planetin!

0

BRUKSEL- Dy gazetarë nga Kosova, Kushtrim Sadiku dhe Arben Ahmeti po raportonin nga Brukseli LIVE për takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Teksa raportonin, një qytetar ndërhyri me forcë dhe i ndërpreu raportimin.

“Mos e shkatërroni këtë planet. Mos e shkatërroni. Nëse e shkatërroni këtë planet, ne do t’ju shkatërrojmë ju,”-tha ai.

Në një moment, qytetari bën edhe kontakt fizik me gazetarin Sadiku, e më pas largohet dhe futet në një makinë. Madje pa folur asnjë fjalë tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu