Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat është përplasur me një prej gazetarëve në lidhje me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, i përfshirë në dosjen 184.
Gazetari e pyeti se sa e moralshme është që Manja, ku emri i tij ka dalë në përgjimet e Bild, të jetë sot krah Ramës.
Rama ia ktheu gazetarit duke e pyetur se ku e ka etikën për pyetjen që i bëri ndërsa i tregoi edhe një shprehje të gjyshes së tij.
“Në buzet e budallenjeve shndërrin buzëqeshja”- ia ktheu Rama gazetarit.
Pjesë nga biseda:
Gazetari: Morali është një aspekt i rëndësishëm, ndaj dua t’ju pyes sa e moralshme është për ju që t’i bëni këto kërkesa SPAK, ku në krahun tuaj ndodhet Ulsi Manja që në përgjimet e Bild të dosjes 184, e dëgjohet të thotë se premton favore ndaj Robert Agës, ish drejtorit të Komisariatit të Dibrës, ‘na duhesh për më nalt o burrë’, ‘na themi për më nalt o burrë’, sot Manja është këtu pranë jush është Ministër i Drejtësisë nuk është nën hetim dhe në asnjë nstitucion të vuajtjes së dënimit.
Rama: Po pse qesh kur e thua këtë, bëre një lloj diskursi këtu që është jashte etikës profesionale. Pse qesh kur reciton?
Gazetari: Të lutem, etikën profesionale nuk mund të ma tregoni ju, nëse në pikturë mësohet më shumë se në gazetari, atëherë vazhdoni.
Rama: Gjyshja ime thoshte: “Sulle labbra degli stolti abbonda il riso”. (Në buzet e budallenjve shndërrin buzëqeshja).