Gazetari Mentor Kikia zbulon strategjitë e dy kampeve: PS e ka orientuar fushatën politikisht, kandidatët e opozitës kanë marrë vetë frenat…

0

Analisti Mentor Kikia është shprehur se Partia Socialiste e ka orientuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit politikisht, pa u futur në detaje për cilësinë e shërbimeve në qytete dhe pushtetin lokal.

Komentet Kikia i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku ka folur për strategjitë elektorale të dy kampeve më të mëdha politike.

Kikia tha se e kundërta ndodh me opozitën, që sipas tij e kanë fokusuar fushatën te kandidatët, të cilët kanë marrë vetë në dorë frenat e luftës elektorale.

“Doja ta shikoja pak përtej Veliaj-Këlliçi. Pyetja juaj është thelbi i ndryshimit të fy fushatave. Ai që është në pushtet duhet që në përballjen me publikun të dëshmojë çfarë ka bërë, çfarë nuk ka bërë, çfarë ka bërë mirë apo keq, ndërsa opozitës i duhet të propozojë një strategji apo një projekt që ta rrëzojë pushtetin. Opozita ka luksin e të mos dhënit llogari.

Unë mendoj se politika jonë është future në një momenti maturimi, sepse nuk dalin kandidatët të hapin thesin, sepse janë kundërshtarët dhe mediat që i vëzhgojnë. Socialistët e kanë orientuar fushatën politikisht, pra jo duke u marrë me lagjen, me tregun, etj, por politikisht dhe flamurin këtu e ka marrë kryeministri Edi Rama. Kjo duket edhe në foton e famshme ku është vetëm Rama, Meta dhe Berisha.

Ky është sennsi që përpiqen të japin socialistët. Ata mendojnë se politikisht janë më lartë, sepse ata mendojnë se janë pro-amerikanë, pro-europianë. Opozita është pak në ngërç për shkak të problemeve të Berishës me Amerikën, për shkak të përplasjeve brenda opozitës. Opozita kërkon ta fokusojë fushatën te kandidatët.

Veliaj ka nxjerrë posterat e rinj, ku bashkë me Ramën në të ardhmen është edhe ai, ndërsa poshtë, bashkë me Berishën dhe Metën, është shtuar edhe Belindi. Ndërsa në qytete të tjera kandidatët kanë marrë vetë frenat e fushatës së tyre”, u shpreh Kikia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu