Gazetarja Jonida Aliçkolli ka treguar ditën e sotme në “S’e luan topi” dhimbjen e madhe që i ka lënë ndarja nga jeta e papritur e babait të saj.
Ajo ka treguar se ky largim i ka lënë një boshllëk të madh dhe do donte të kishte më shumë kohë për t’i thënë se e donte.
“Më ka lënë një boshllëk shumë të madh. Ai na ka lënë të zgjedhim dhe bënte shumë humor në shtëpi. Si babai i dy vajzave ishte shumë i qetë, thoshte gjithmonë merre shtruar. Mënyra e papritur që u largua nga jeta të bën të ndihesh keq sepse do doja t’i thosha më shumë që e doja.”- tha Jonida.