Gazetarja turpërohet nga gabimi trashanik: Sot vdiq shkrimtari im i preferuar William Shakespeare, 5 muaj pasi mori vaksinën

0

Shikuesit e një televizioni argjentinas të lajmeve u habitën kur dëgjuan se William Shakespeare, dramaturgu i famshëm ka vdekur pesë muaj pasi mori vaksinën Covid-19 .

Në rast se po mendoni se çfarë nuk shkoi mirë, prezantuesi televiziv ngatërroi shkrimtarin e njohur me britanikun e parë që mori vaksinën Pfizer, rreth 5 muaj më parë. Videoja e prezantues është bërë tashmë virale, duke i bërë të gjithë të qeshin.

William Bill Shakespeare doli në titujt kryesorë në dhjetor 2020 kur ai u bë i parë që mori vaksinën Covid-19, menjëherë pas 91-vjeçares Margaret Keenan . i moshuari mori vëmendje në atë kohë edhe oër shkak të emrit të tij.

Në një deklaratë në fillim të kësaj jave, familja e tij konfirmoi se ai kishte ndërruar jetë në Spitalin Universitar, Coventry, të njëjtin vend ku ishte vaksinuar, njoftoi The New York Times .

Ndërsa shkrimtari Shakespeare dha frymën e fundit në 1616, 81-vjeçari thuhet se vdiq pasi pësoi një goditje në tru.

“Ne po shkojmë në lajme që na lënë të gjithë pa fjalë në madhësinë e këtij njeriu. Po flasim për William Shakespeare dhe vdekjen e tij, ”tha Novillo . “Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze  për mua. Ja ku është ai. Ai ishte njeriu i parë që mori vaksinën e koronavirusit . Ka vdekur në Angli në moshën 81 vjeç, ”shtoi spikerja e lajmeve pa kuptuar gabimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu